Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë "Pastrimi" ka shkaktuar një aksident masiv në të cilin janë përfshirë 9 makina dhe janë lënduar 3 persona, shkruan Gazeta Express.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një defekti të kamionit të kompanisë "Pastrimi", që ka bërë ta humbasë kontrollin dhe të dalë në trasenë e kundërt duke goditur makinat që po lëviznin.

Të aksidentuarit po trajtohen në QKUK dhe janë jashtë rrezikut, ndërkohë Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit.

Ndërkohë kanë dalë edhe fotografitë e para, të cilat janë shkrepur menjëherë pasi ka ndodhur aksidenti, ku shihet një person i lënduar i shtrirë në pjesën ndarëse të rrugës teksa merr ndihmën e parë.