Një aksident që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vranidoll, Kosovë, u ka marrë jetën dy personave.

Dëshmitarët për Indeksonline kanë thënë se edhe 5 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Rruga ku ndodhi aksident u bllokua për më shumë se një orë.

Në vendin e ngjarjes për t'u dalë në ndihmë policëve, janë parë edhe zjarrfikësit.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik.