Aktakuzë për krime lufte në Kosovë

04/06/2019 - 08:39

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti aktakuzë kundër një pjesëtari të komunitetit serb për krime lufte dhe shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve të luftës.

I pandehuri të cilin prokuroria e identifikon me nistoret Z.Gj, nga Peja, me vendbanim në Beograd, ishte arrestuar në muajin shkurt në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas prokurorisë ai “gjatë muajve mars – prill të vitit 1999, në lagjen Kristal të Pejës, duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal, të nacionalitetit serbë, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor/shëndetit, aplikim i masave të frikësimit ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitje e një qyteti ose e një vendi, urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në konflikt, në atë mënyrë që duke bashkëvepruar me personat, deri më tani të paidentifikuar, ka shkuar në lagjen “Kristal” të Pejës, kanë hyrë dhunshëm nëpër shtëpitë e qytetarëve shqiptarë, i kanë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, i kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht si dhe i kanë vrarë”.

Me këtë, thuhet në njoftimin e prokurorisë, ai “ka kryer veprat penale “krimet e luftës dhe shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura”./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se ai “ka besim të plotë që KE nën drejtimin e Ursula von der Leyen, do ta kthejë Koso

Para tre ditësh, në Prizren është arrestuar vajza e akademikut Mehmet Kraja, ish-asistentja e presidentes Jahjaga, Gresa Kraja, për posed

Vizita dyditore e Presidentit të Francës, Emmanuel macron, në Francë, në Serbi bëri shumë bujë, por një detaj shumë i rëndësishëm u kalua

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka vendosur të dërgojë dosjen e Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organ

Një serb është arrestuar ditën e sotme në Leshak të Mitrovicës së Veriut.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019, thuhet se me gjithë përparimet, rritja ekon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka pasur bisedë telefonike nga një linjë e hakuar edhe me dy komedianët rusë, p

Dy komikët rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov (Leksus), kanë vënë në lajthitje edhe kryeministrin e Republikës së Koso

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno nënshkruan sot një amendament në marrëvesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një ditë më parë dy shtetas serb nën dyshimet për "spiunim" në pikën kufitare te Dheut i Bardhë.