Alarm/Xhandarmëria shkel 8 km në brendësi të territorit të Kosovës

07/06/2019 - 07:44

Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj shtetit të Kosovës. RTK ka mësuar nga burimet e veta se ditë më parë pikërisht më 31 maj të këtij viti në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës, një ekip prej katër pjesëtarë kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë të Kamenicës. Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’, rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.

Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.

Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë akses ose ndonjë ndalesë të qytetarëve të cilët posedojnë ferma në atë rajon ose merren me prerje të pyjeve, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe. Ky është një provokim i radhës i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se ai “ka besim të plotë që KE nën drejtimin e Ursula von der Leyen, do ta kthejë Koso

Para tre ditësh, në Prizren është arrestuar vajza e akademikut Mehmet Kraja, ish-asistentja e presidentes Jahjaga, Gresa Kraja, për posed

Vizita dyditore e Presidentit të Francës, Emmanuel macron, në Francë, në Serbi bëri shumë bujë, por një detaj shumë i rëndësishëm u kalua

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka vendosur të dërgojë dosjen e Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organ

Një serb është arrestuar ditën e sotme në Leshak të Mitrovicës së Veriut.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019, thuhet se me gjithë përparimet, rritja ekon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka pasur bisedë telefonike nga një linjë e hakuar edhe me dy komedianët rusë, p

Dy komikët rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov (Leksus), kanë vënë në lajthitje edhe kryeministrin e Republikës së Koso

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno nënshkruan sot një amendament në marrëvesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një ditë më parë dy shtetas serb nën dyshimet për "spiunim" në pikën kufitare te Dheut i Bardhë.