Albin Kurti: Gjarpri (Hashim Thaçi) i hëngri kokën Haradinajt

20/07/2019 - 13:30

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me LDK-në e Isa Mustafës.
“Jemi në komunikim të përhershëm me Lidhjen Demokratike Kosovës, në ditët dhe javët në vijim do të bashkërendohemi për të mirën e Kosovës”, tha Kurti sot në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Vetëvendosjes, ka ftuar presidentin Hashim Thaçi që sa më shpejt ta caktojë datën e zgjedhjeve.

“Presidenti Hashim Thaçi duhet të na thërrase për ta caktuar datën e zgjedhjeve”, ka thënë Kurti. “Kosova, sot, nuk ka qeveri dhe Kosova duhet të bëhet me qeveri të re – për këtë duhet të flasin qytetarët. Kosova ka nevojë për shpresë, për zgjedhje dhe për qeveri të ri. Edhe letra e dorëheqjes së Ramush Haradinajt ishte një fillim i fushatës”, tha më tej ai.

Kurti madje tha se e ka paralajmëruar Haradinajan se “sa më afër gjarprit, aq më i rrezikuar je”.

“Po të mos kalonte Demarkacioni i gabueshëm, do të binte gjarpri”, ka thënë Kurti, duke iu referuar kështu presidentit Hashim Thaçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kosova edhe një herë ia ka mësyrë anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), Asambleja e Përgjithshme e së cilës,

Nëntë persona janë shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, atyre u

Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e parakohshme në vend, ndërsa gazeta “Bota sot” ka siguruar listën e deputetëve që do të jenë në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme do të angazhohet që me Shqipërinë të ketë komision

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor.

Mediat serbe janë revoltuar pas fjalimeve të para të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës se Serbia do të detyrohet të paguajë reparaci