Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë Albin Kurtit pasi ky i fundit rezultoi pozitiv me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoti shkruan se dëshiron që kundërshtari i tij politik ta kalojë sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19.

“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme.”