Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Albin Kurti nderime në varrezat e Jasharajve: Askush s’është gjykuar për krimin ndaj tyre

06/03/2021 - 10:13

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë nderime para varrezave të familjes Jashari në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së.

Në një deklaratë për media ai ka thënë se për krimin në familjen Jashari nuk është gjykuar askush, ndersa shtoi se drejtësia është vonuar sepse s’ka filluar akoma.

“Për këtë sulm të Serbisë ndaj familjes Jashari askush nuk është gjykuar dhe s’ka pasur gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë. Drejtësia është vonuar sepse s’ka filluar. Ata u flijuan për hir të pasardhësve.

Me nderim të përjetshëm përulemi para jetës, veprës dhe rënies së Jasharëve, kryekomandantit Adem Jashari që e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë sesa veten e tyre. Dashuria, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale janë mënyra më e sigurt që edhe ne ta duam vendin tonë”. deklaroi Kurti.

Bashkë me Kurtin ishte edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, si dhe Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.835 persona të dyshuar pë

Afër 50 për qind e ekonomive familjare në Kosovë nuk mund të mbulojnë, me mjete vetanake, një shpenzim të papritur prej 100 eurosh.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit 14 persona kanë humbur jetë si pasojë e koronavirusit.

Nga e hëna e javës që vjen, Kosova ka vendosur që të hapë të gjitha shkollat në vend.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, emëruan të enjten Petrit Ajetin në postin e drejtorit të përgjithshëm t

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka takuar deputeten Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ndërs

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetët Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu janë deklaruar të pafajs

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.208 persona të dyshuar pë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tij, ditët e fundit është mar

Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti.