Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti duke folur në parlamentin e Kosovës tha se nga Kosova nuk po ikin kriminelët, por njerëzit e ndershëm dhe prokurorët. Kurti përmendi rastin e ikjes së prokurorit Elez Blakaj, duke thënë se ai iku nga kryeministri dhe qeveria. 

"Njerëzit ikin nga ky shtet sepse iku edhe prokurori, si puna e Elez Blakajt, nga kryeministri dhe qeveria. Kosova është një vend prej nga nuk po ikin kriminelët, por po ikin prokurorët. Edhe ish ambasadori amerikan Greg Delawie, më 15 gusht të vitit të kaluar pat thënë ‘kemi parë frikësim të hapur politik dhe institucional përmes kërcënimeve dhe sulmeve personale kundër një prokurori, sjellje që vetëm mbështesin pohimet e tij për kërcënime dhe presione politike si arsye për dorëheqjen e tij. Kjo krijon mjedis armiqësor për cilindo prokuror apo gjykatës të ardhshëm’. Për t’i kthyer njerëzit ne duhet ta kthejmë njëherë Elez Blakajn", tha ai