Ambasadorët e SHBA në Prishtinë e Beograd kërkojnë marrëveshje

08/02/2019 - 18:59

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Serbi, Philip Kosnett dhe Kyle Scott thonë se viti 2019 duhet të jetë ai i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Ata i bënë sërish thirrje Prishtinës që të pezullojë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake, por ndërkohë i kërkuan edhe Beogradit që të jetë më konstruktive, e të dyja palët të frenohen nga provokimet.

“Është koha që Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Europian, e që të dyja palët ta përqafojnë paqen guximshëm. Nëse e bëni këtë, jemi optimistë se mund të arrini në vitin 2019 një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në një editorial të përbashkët të të dy ambasadorëve, të botuar në gazetën “Politika” të Beogradit dhe te “Zëri” i Prishtinës.

Scott dhe Kosnett theksojnë se, Serbia dhe Kosova e kanë mbështetjen e plotë amerikane dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre, për të ndihmuar Beogradin dhe Prishtinën të krijojnë besimin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje, në qendër të së cilës do të ishte njohja reciproke.

“Nëse të dy anët dështojnë për ta shfrytëzuar këtë mundësi, atëherë rrezikojnë të humbasin mundësinë më të mirë në një brez”, theksojnë diplomatët amerikanë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur të premten se është larguar nga bordi i Agjencisë së Krahasimit dhe Vërtetimi

Kosova ka vendosur taksë 100% ndaj disa produkteve të Republikës së Maqedonisë.

Mëngjesin e ditës së djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka deklaruar se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të viteve '90.

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh pa

Në Prishtinë, ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretëri