Apeli për drejtësi i 36-vjeçares nga shtëpia ku u përdhunua prej serbëve

15/04/2019 - 16:36

Vasfije Krasniqi Goodman, gruaja e parë në Kosovë që tregoi hapur se ishte përdhunuar gjatë luftës, mbajti një fjalim në vendin ku i ndodhi kjo gjë në vitin 1999, duke bërë thirrje që autorët e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës të përballen me drejtësinë.

Vasfije Krasniqi Goodman bëri një thirrje emocionale për drejtësi të dielën në oborrin e një shtëpie të braktisur në fshatin Babin Most, rreth 20 kilometra në veri të Prishtinës, ku ajo u përdhunua nga policët serbë kur ishte 16 vjeçe në vitin 1999.

“Në këtë vend u shkatërruan ëndrrat e fëmijërisë time,” tha Krasniqi Goodman, e cila vitin e kaluar u bë gruaja e parë në Kosovë që tregoi publikisht se ishte përdhunuar gjatë luftës – një temë që mbetet ende tabu në vend.

Ajo tha se i kishte bërë thirrje misionit të OKB-së, UNMIK, dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, që ta ndihmonin atë të siguronte drejtësi, por pa sukses.

“Mua m’u mohua drejtësia, por nuk do të ndalem,” tha ajo.

Në vitin 2014, Gjykata e Lartë e Kosovës liroi nga akuzat dy ish-policë serbë të cilët fillimisht u paditën për përdhunimin e saj.

Krasniqi Goodman shtoi se po fliste gjithashtu në emër të të gjitha grave të dhunuara nga luftëtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

“Ne kemi nevojë për drejtësi, sepse shpirtrat tanë nuk do të ngushëllohen derisa të gjejmë drejtësi,” tha ajo.

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, e përshkroi Krasniqi Goodman si një “ambasadore të guximshme” për vendin e saj.

“Ajo erdhi sot për të sfiduar veten dhe për të sfiduar të gjitha institucionet dhe t’i bëjë thirrje atyre të mos lejojnë që këto krime përdhunimesh të mbeten të pandëshkuara,” tha Rushiti.

Prokurorja Speciale e Kosovës Drita Hajdari tha në nëntor se ajo ka rifilluar hetimet në rastin e përdhunimit.

Njoftimi erdhi pasi Krasniqi Goodman dha një intervistë për televizionin publik të Kosovës, RTK, duke thënë se ajo u përdhunua dy herë pasi u mor nga shtëpia e saj nga oficerë të policisë serbe në prill 1999.

Nuk ekzistojnë statistika të verifikuara për numrin e viktimave të dhunës seksuale të shkaktuar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës.

Një raport i publikuar nga Amnesty International në vitin 2017 tha se vetëm disa nga ata që janë akuzuar për përdhunim gjatë luftës në Kosovë janë ndjekur penalisht./BIRN

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltarët e tij kanë dështuar të dallojnë një shaka nga lajmi i vërtetë.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, do të dëshmojë para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan për l

Shoqata “Atlantiku”ka mbajtur një konferencë për media për të përmbledhur aktivitetet që u zhvilluan për vizitën e ish-pjesëtarëve të Bat

Federica Mogherini tanimë haptas akuzohet se ka qenë përkrahëse e idesë së Thaçit dhe Vuciqit për shkëmbim të territoreve.

Dy ditë pas shkrumbimit nga flakët të katedrales së Notre Dame në Paris, Kosova ka konfirmuar që do jetë një nga shtetet që do e ndihmojë

Në 29 prill në Berlin do të mbahet një takim i rëndësishëm për të ardhmen e dialogut Kosovë – Serbi.

Mbrëmë pas mesnate një vjedhje e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit të Ferizajt.

Këtë të martë shënohet 20-vjetori i rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, komandant për O

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshe nga presidenti Thaçi është shprehur me tone të ashpra për përfaqësuesen e Bashkimit Eur

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka folur rreth një marrëveshje të mundshme nd