Sot do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në seancën e fundit, trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e palëve mbrojtëse, duke mbetur në fuqi aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, kurse ndaj dy deputetëve tjerë nuk është caktuar një masë e tillë.