Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, është arrestuar në Kosovë gjatë një proteste.

Si përfaqësues i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe anëtarë të tjerë të partisë protestuan përpara rajonit të policisë duke shkruar në mur “për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Gjatë protestës, Dardan Molliqaj dhe përfaqësuesit e tjerë të PSD u konfliktuan me forcat e policisë. Pas konfrontimit fizik, Molliqaj dhe anëtarë të tjerë të partisë u arrestuan.