Mediat kosovare shkruajnë se policia ka arrestuar 40 vjeçarin me iniciale K.P., nga rajoni i Mitrovicës pasi dje kishte kërcënuar Presidentin Hashim Thaçi përmes rrjeteve sociale.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policorë në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore”.

I dyshuari pas marrjes në pyetje, ka qëndruar në rajon për 48 orë.