Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se janë regjistruar 10 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,977 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën me dije se më 11 qershor janë shëruar 116 pacientë nga COVID-19 ndërsa raste aktive janë 627.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,544 pacientë me koronavirus, prej të cilëve 2,248 kanë vdekur.

Ndërkohë në Kosovë vijon procesi i vaksinimt me COVID-19.Deri më tani kanë marrë një dozë të vaksinës të paktën 86,489 persona.