Kompania udhëheqëse e konsulencës për menaxhimin e reputacionit, Reputation Poll International, ka publikuar listën e njerëzve me reputacionin më të mirë në botë për vitin 2019.

Në mesin e këtyre njerëzve, është edhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kjo listë përfshin 100 emra të ndryshëm nga politika, arsimi, biznesi, e fusha tjera.

Jahjaga është e renditur në vendin e tetë.