Autobusi nga Kosova sulmohet në Serbi, po udhëtonte drejt Frankfurtit

25/08/2019 - 16:02

Situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë po provokon sulme edhe ndaj qytetarëve të thjeshtë. Një autobus i linjës Prizren-Frankfurt që po kalonte në territorin serb, u sulmua mëngjesin e së dielës me gur, por pa shkaktuar viktima. Ministria e Jashtme e Kosovës ka kërkuar që udhëtimi nëpër Serbi të kryhet me kujdes.

Incidenti ndodhi rreth orës 2 pas mesnate, kur automjeti me shqiptarë nga Kosova po përshkonte aksin rrugor të qytetit qendror të Krushevacit.

Goditja me gur nga autorë të panjohur depërtoi xhamin e përparmë të shoferit, por nuk shkaktoi të lënduar.

Sipas dëshmive, policia serbe mbërriti në vendngjarje me gati 30 minuta vonesë, ndërsa pas procedurave hetimore, mjeti rinisi udhëtimin drejt qytetit gjerman të Frankfurtit rreth orës 5 të mëngjesit.

Ndërkaq sulmi u dënua ashpër nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e cila ka apeluar që të mos udhëtohet nëpër Serbi deri në rikthimin e sigurisë së plotë.

Zëdhënësi i ministrisë, Jetlir Zyberaj, deklaroi për mediet lokale se sulmi tregon me sa pengesa dhe liri të kufizuar të lëvizjes përballen qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit nëpër Serbi.

Zyberaj kujtoi edhe incidentin e para dy javëve, kur huliganë që dyshohet se i përkisnin kombësisë serbe, dëmtuan stemën e Shtetit të Kosovës te konsullata në Danimarkë.

Prishtina informon se është në kontakt me Bashkimin Europian për të kërkuar përgjegjësi për aktet vandale të nxitura nga Beogradi zyrtar, dhe kryesisht kryediplomati, Ivica Daçiç, që sipas tyre vijon përpjekjet për lajme të rreme dhe propagandën kundër Kosovës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në urimin e tij me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës tha se sovraniteti dhe pavarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova në 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së

17 janari është një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi përkon me datën kur Kosova u shpall e pavarur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është shprehur se ka rezerva sa i përket në

Kryeministri Albin Kurti nga Mynihu ka folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duke thënë se është mirë të ndodhë shpejt, por shp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e konsideron takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçic pjesëmarrjen e përbashkët në një

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kosovë, ku një 18-vjeçare, e cila ishte deklaruar e zhdukur prej 10 ditësh, u gjet mbrëmjrn e djeshme.

Kosova dhe Serbia firmosën sot një marrëveshje të re, e cila mendohet të jetë një hap tjetër drejt rinisjes së dialogut dhe normalizimit

Presidenti amerikan, Donald trump ka uruar Kosovën për 12 vjetorin e pavarësisë.

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ambasadori amerikan, Richard Grenell u takua mbrëmë me presidentin Thaçi dhe presidentin s