BE dërgon mision për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë

13/09/2019 - 22:56

Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Në përgjigjen e Bashkimit Evropian thuhet se BE ka vendosur që të dërgoj në mision për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka emëruar Viola von Cramon-Taubadel si Krye-vëzhguese të zgjedhjeve.

“Kosova mbetet një përparësi politike për Bashkimin Evropian dhe vendosja e një Misioni Vëzhgues Zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të mbështetur proceset demokratike në Kosovë. Kam besim se vendosja e Misionit Vëzhgues nga BE-ja nën udhëheqjen e Viola von Cramon-Taubadel do të kontribuojë në zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe transpartene.

Të gjithë palët e interesuara dhe komunitetet duhet të jenë në gjendje të përfshihen në këtë proces dhe të kenë fjalën e tyre në të ardhmen e Kosovës. Këto zgjedhje vijnë në një pikë të rëndësishme për Kosovën ku ajo duhet të lëvizë me vendosmëri për të bërë përparim në rrugën e saj evropiane, në reforma dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, u shpreh Mogherini, thuhet në njoftimin e Bashkimit Evropian.

Ekipi kryesor i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së, i përbërë nga nëntë analistë kanë arritur në Prishtinë më 7 shtator dhe do të qëndrojë deri në përfundimin e procesit zgjedhor. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me komunikatë për media pas përfundimit të takimit të Kryesisë dhe grupit parlamentar të kësaj partie, një d

Trembëdhjetë raste me koronavirus janë konfirmuar të martën.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës përmes një deklarate për shtyp ka justifikuar masën e vendosur për shqiptarët në pikat kufitare.

Zyrtarë të Minierës së Artanës, rreth 40 kilometra në lindje të Prishtinës, thanë se dy veta kanë humbur jetën si pasojë e një shembjeje

Zyrtarë të Minierës së Artanës, rreth 40 kilometra në lindje të Prishtinës, thanë se dy veta kanë humbur jetën si pasojë e një shembjeje

Lëvizja Vetëvendosje e ka vazhduar edhe në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës peticionin që nisi online në 30 maj me kërkesë të vetme mb

Të gjithë personat, përfshirë edhe ata shqiptarë që do të hyjnë në Kosovë do të vetëizolohen për 7 ditë nëse ata nuk kanë bërë tamponin 4

I dërguari i BE, Miroslav Lajçak shkruan në Twitter se ka marrë tashmë mbështetjen e 27 vendeve anëtare për të rifilluar dialogun Kosovë-

Nesër me të gjitha gjasat Kosova do të jetë me qeveri të re.

Kosova ka raportuar rritje të numrit të rasteve me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot janë testu