Biseda me komikët rusë, flet Haradinaj: Më morën nga një linjë e hakuar

12/07/2019 - 12:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka pasur bisedë telefonike nga një linjë e hakuar edhe me dy komedianët rusë, por siç tha ai biseda e tyre nuk kishte diçka specifike pasi dihen qëndrimet e tij për Kosovën dhe për këtë nuk është bërë shumë publike.

Haradinaj këtë e bëri të ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të qeverisë.

"Me presidentin Petro Poroshenko kam fol, por edhe me komikët pastaj. Një ose dy biseda kam pas me të nga një linjë e sigurt. Ndërsa, ka ndodh një bisedë nga një linjë e hakuar, që kanë thirr prej tij. Për fat të mirë biseda ime nuk ka dal nga shablloni dhe nuk e kanë publikuar", ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, ai tha se këto dhjetë ditët e fundit nuk ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Me kryeministrin Zaev, në këto dhjetë ditët e fundit nuk më ka rënë që të shkruhem apo të flas me të. Me rëndësi është që Kosova le ta dinë, që si me telefona si me dyer të hapura e kam një qëndrim dhe për këtë arsye bisedat e mia nuk publikohen”, theksoi tutje ai, shkruan Telegrafi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka shkaktuar pikëpytje të mëdha në skenën politike të Kosovës, ndërsa ende nuk dihet se çfarë

Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje, kanë kërkuar nga Presidenti i Kosovës që të shpallë datën e zgjedhjeve.

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me LDK-në e Isa Mustafës.

Edhe Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, është thirrur nga Gjykata Speciale për t'u marrë në pyetje.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë të shkurtër për Zërin e Amerikës se ka mësuar që Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas dorëheqjes së parevokueshme nga posti i Kryeministrit Ramush Haradinaj, duke theksuar s

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Vëllai i kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Dauti njëkohësisht deputet i AAK-së, ka reaguar pas lajmit se është ndaluar në aeropo

Daut Haradinaj, deputeti i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj është ndaluar rreth orës 14 e 30