Bisedimet në Bruksel, Hoti: Të enjten nuk do të diskutohet për Asosacionin

16/09/2020 - 13:58

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë Asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

“Nuk diskutohet dhe nuk hapet marrëveshja e arritur me herët për Asociacionin”, tha Hoti gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, për dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, të enjten diskutohet për çështjen e obligimeve financiare me dy vendeve që kanë të bëjnë me çështjen e pensioneve të viteve të 90-ta, suksesioni i pasurisë së ish-Jugosllavisë, borxhi publik, dëmet e luftës, reparacionit etj.

Të enjten në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve. Më herët është paralajmëruar se pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo për pretendimet financiare dhe pronësore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 525 persona të dyshuar për Covid-19

Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë prej Covid-19.

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në OVL të UÇK-së për bastisjen e zyrës së kësaj

Kosova ka dalë nga lista e zezë e Zvicrës, pasi shteti europian ka hequr karantinimin për qytetarët që kthehen në këtë vend.

Nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj është arrestuar nga policia e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit, janë nga 664 testime kanë rezultuar pozitivë 4

Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bastisur të premten zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare

I dërguari special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, tha sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar që Ujmani të quhet

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka bërë të ditura të enjten detajet e aktakuzës kundër Salih Mustafës, i cili po të nj