Ka nisur e trazuar dita e sotme në veri të Kosovës.

Mediet kosovare raportojnë se Njësia Speciale e Policisë ka bastisur shtëpinë e politikanit serb, njëherësh anëtar i Asamblesë Komunale në Ranillug, Ivan Ristiç.

Lajmi për bastisjen e banesës së këtij politikani është konfirmuar për mediet kosovare nga kryetari i Ranillugës, Davor Petkoviç. Sipas këtij burimi, Policia ndërhyri në bazë të një urdhri gjyqësor.