Britania dhe Gjermania kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

09/08/2018 - 15:11

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

“Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese”, ka thënë kjo Ambasadë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

"Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm. Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet".

Ambasada e Gjermanisë ka thënë se shteti më i fuqishëm brenda BE-së, është kundër ndryshimit të kufijve.

"Ministri i shtetit, Michael Roth, sikurse edhe Ambasadori Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur", thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

Roth dhe Heldt kanë thënë më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është i hapur për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, por jo dhe për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë, se në dialogun politik në Bruksel, do të flasë edhe për mundësinë e bashkimit me Kosovën, të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Duke folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se ai pajtohet që të ketë ridefinim të kufijve me shqiptarët.

“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për përkufizimin e kufijve me shqiptarët, në mënyrë që ta kemi territorin për të cilin nuk dihet se kush si e trajton dhe kujt i përket. Ky territor është gjithmonë burim për konflikte të mundshme”, është shprehur Vuçiç./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej disa muajsh me radhë, zyrtarët e institucioneve të Kosovës që i takojnë Partisë së Pavarur Liberale, subjekt ky politik i komuniteti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur procesin e rregullt zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve në Mitrovicë e Veriut, Z

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës për kryetarët e komunave në veriun e Kosovës, nxorën Listën Serbe, fituese në në katër ko

Personi që u plagos pasditen e sotme në Prishtinë është një nga njerëzit më të njohur në Kosovë.

Policia ka konfirmuar se kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka ndodhur një plagosje.

Policia e Kosovës ka marrë në pyetje përreth tre orë deputeten Flora Brovina, në lidhje me fotografinë e publikuar dje, që sipas saj dësh

Zëvendësministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviç, i është djegur makinës në orët e

Një ditë pasi tronditi opinionin publikun me foton ku shfaqeshin disa ushtarë serbë duke përdhunuar një grua shqiptare, deputetja e Parti

Fotoja e publikuar këtë të enjte gjatë punimeve të Kuvendit të Kosovës,  si pasojë e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, dyshohet të jen

Me 79 vota për dhe asnjë kundër, parlamenti i Kosovës miratoi rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të