Burri vret gruan me 15 plumba në Prizren

07/08/2019 - 11:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është vrarë në Prizren. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 23:00 në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, bëjnë me dije mediat vendase.

Bazuar në njoftimin e policisë, i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj me inicialet B.V.

“Njësitë e hetimeve në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm”, njofton policia e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit shtëpia e personit të dyshuar është bastisur dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole, ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

61-vjeçari është i dyshuari kryesor i ngjarjes së rëndë dhe po merret në pyetje. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur të premten se është larguar nga bordi i Agjencisë së Krahasimit dhe Vërtetimi

Kosova ka vendosur taksë 100% ndaj disa produkteve të Republikës së Maqedonisë.

Mëngjesin e ditës së djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka deklaruar se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të viteve '90.

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh pa

Në Prishtinë, ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretëri