Burri vret gruan në Gjakovë

Postuar: 20/08/2018 - 12:13

Një grua rreth moshës 50-vjeçare ka humbur jetën pas plagëve të marra nga arma e zjarrit pasi u qëllua nga bashkëshorti i saj.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, komandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj, duke theksuar se rasti dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

“Mbrëmë rreth orës 12:30 pas mesnatës, është plagosur me armë zjarri dhe në momentin që ka shkuar në spital viktima, është konfirmuar vdekja e saj. Për momentin dyshimet e para janë vetëm vrasje aksidentale, ne jemi duke hetuar në mënyrë intensive”, tha Gjokaj.

Disa javë më parë, në një fshat të Gjakovës, një burrë vrau gruan e tij 40 vjeçe dhe vajzën e tij 9-vjeçare, pas dështimit të intervenimit të Policisë së Kosovës, në thirrjet e viktimës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte kërkuar që të merren masa ndaj atyre që kanë neglizhuar rastin.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm vitin e kaluar janë shënuar 962 raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë kryesisht gratë./REL   

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   22 persona janë arrestuar për përfshirje dhe shfrytëzim prostitucioni në Kosovë.

Kosova vazhdoi t’i kundërvihet kërcënimit gjithnjë në rritje të terrorizmit në vitin 2017, thuhet në raport.

   Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha mbrëmjen e së mërkurës në Tv Klan se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje me S

   Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të Ministres Federale të Drejtësisë dhe Mb

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se po

   Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të hënën korrigjimi i kufijve rrezikon kthimin në të kaluarën tragjike, ndërsa bisedimet m

   Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se shkalla e papunësisë në Kosovë është rritur.

Unë jam i sigurt se në politikën kosovare, tek qytetarët e Kosovës, nuk ka aspak dyshim se ne, si udhëheqës institucionalë të Kosovës

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë.

Një person është vrarë me armë mbrëmjen e së dielës në Pejë të Kosovës.