Çfarë do të ndodhë në Kosovë nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues

10/12/2019 - 08:19

Prej kohës kur janë certifikuar zgjedhjet nga KQZ, nuk kemi ende një Qeveri të re, edhe pse kjo ishte thënë nga VV dhe LDK se do të ndodhte sapo rezultati i zgjedhjeve të jetë zyrtar. Por çfarë e pret Kosovën nëse nuk konstituohet Kuvendi, brenda afati kohor? Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Bajraliu, ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi atëherë shkohet në zgjedhje të reja.

Afati për konstituim të Kuvendit ka filluar pas certifikimit të rezultateve, përderisa dy subjektet e para VV dhe LDK nuk po mund të bien dakord rreth posteve ministrore, që në këtë mënyrë të formojnë Qeverinë e re. “Nëse nuk konsitituohet Kuvendi brenda këtij afati, atëherë sipas dispozitave kushtetuese, pas 40 ditëve shkohet në zgjedhje”, thotë Bajraliu.

Ai thotë se brenda këtij afati nëse nuk formohet Kuvendi, Presidenti patjetër i shpall zgjedhjet.

“Presidenti i shpall zgjedhjet, patjetër”, thotë Bajraliu Poashtu, Bajraliu thotë se presidenti ka të drejtë, sipas Kushtetutës, që në rast se nuk krijohet qeveria e re në tentimin e parë, në konsultim me partitë tjera, të shpallë një kandidat tjetër për kryeministër. Vlen të theksohet se KQZ ka certifikuar rezultatet me datën 27 nëntor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokra

Kosova është hedhur në ruletë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministr

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se janë pranë një marrëveshjeje me LDK-në.

Pavarësisht se ende nuk ka një koalicion qeverisës në Kosovë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka bën me dije se së shpejt

Mediat kosovare shkruajnë se Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formimin e i

Padia e kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj ka sjellë reagime të shumta në skenën politike sh

Albin Kurti i ka dërguar letër zyrtare e LDK-së ku i bën apel që të heqë dorë nga largimi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot Heroin Kombëtar, Skënderbeun, duke vlerësuar lart figurën e tij

Pas publikimit të media të lajmit se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë ndaj kryem

Dy deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Liburn Aliu, e kanë quajtur tallje propozimin e fundit të LDK-së që kjo parti të marrë kr