Çfarë ndodh nëse nuk liberalizohen vizat në tetor për Kosovën. Ja çfarë thotë analistja

16/09/2020 - 08:14

“Tetori do të jetë shumë i rëndësishëm për Kosovën në raport me liberalizimin e vizave.”. Kështu deklaron analistja kosovare Donika Emini në RTV Dukagjini, ndërsa tha se dialogu që nga viti 2014 është përdorur nga partitë për të shkaktuar kriza politike.

“Kjo gjë po shihet edhe tashme, në raportet që ka zoti Haradinaj në raport me zotin Hoti”, tha ajo. Analistja thotë se në Bruksel janë duke ndodhur shumë më tepër procese se që kanë ndodhur në SHBA.

“Ka mbështetje edhe nga Brukseli që pa u pajtuar për të gjitha çështjet të mos bëhen gjërat transparente”, pohoi Emini. Ajo thotë se ka një dakordim vetëm për tre pika që lidhen me të zhvendosurit, të pagjeturit dhe ekonominë. Emini thotë se në muajin tetor do të merret një vendim për liberalizimin e vizave. “Nëse nuk del në agjendë kjo çështje dihet se Gjermania dhe Franca nuk janë pajtuar për këtë çështje. Gjermania e ka shtyrë mjaft shumë procesin e liberalizimit të vizave por deri tani këtë gjë e ka kundërshtuar Franca. Nëse nuk bëhet liberalizimi në tetor, në Kosovë do të ketë pakënaqësi pasi që presidencën e radhës do ta merr Portugalia që nuk besoj se ka interesa ta shtyjë përpara këtë proces”, tha ndër të tjera Donika Emini.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 525 persona të dyshuar për Covid-19

Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë prej Covid-19.

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në OVL të UÇK-së për bastisjen e zyrës së kësaj

Kosova ka dalë nga lista e zezë e Zvicrës, pasi shteti europian ka hequr karantinimin për qytetarët që kthehen në këtë vend.

Nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj është arrestuar nga policia e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit, janë nga 664 testime kanë rezultuar pozitivë 4

Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bastisur të premten zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare

I dërguari special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, tha sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar që Ujmani të quhet

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka bërë të ditura të enjten detajet e aktakuzës kundër Salih Mustafës, i cili po të nj