Situata e pandemisë në Kosovë vijon të normalizohet. Nga përditësimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, raportohen 63 perona të prekur nga koronavirusi nga 592 mostra të marra. Sipas të dhënave në 24 orët e fundit, në këtë shtet nuk ka pasur humbje jete nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, deklaron se janë shëruar edhe 87 të prekur, ndërsa raste aktive mbeten 1,730 persona. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtruar 110 pacientë të prekur nga virusi.