Dënohet me 1 vit burg me kusht ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Postuar: 19/10/2017 - 10:41

Gjykata Themelore e Prishtinës e dënoi me një vit heqje lirie me kusht ish rektorin e Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani dhe me nga gjashtë muaj dy persona të tjerë për veprën penale “mashtrim në detyrë”.

Në një njoftim të gjykatës thuhet se “i akuzuari E.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 1 viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale në periudhën prej 2 vitesh“.

Dy të akuzuarit e tjerë, Hakif Veliu, ish shef i zyrës së prokurimit në Universitetin e Prishtinës dhe Albert Rakipi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me nga gjashtë muaj heqje lirie. Të dyve, thuhet në njoftimin e gjykatës, “dënimi me burgim u zëvendësohet me dënim me gjobë prej 10 mijë eurosh, që duhet ta paguajnë në afatin prej 60 ditësh pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit. Në rast se të pandehurit nuk e paguajnë dënimin në afatin e caktuar nga gjykata do të mbetet në fuqi dënimi me burgim“.

Po ashtu, tre të akuzuarit detyrohen që “Universitetit të Prishtinës t’ia kompensojnë dëmin në mënyrë solidare në shumë prej 70 mijë eurosh në afatin prej 90 ditësh pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit”.

Sipas akuzës së prokurorisë së Posaçme të Kosovës, të ngritur në korrik të vitit 2015, të tre të akuzuarit “me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për Institutin për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevojat e Universitetit të Prishtinës”. Sipas marrëveshjes paraprake, të pandehurit kanë hartuar një kontratë të re, në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale, duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit 12.65 euro për një mijë fjalë kanë shënuar çmimin 12.65 euro për një mijë karaktere. Në këtë mënyrë të pandehurit i kanë mundësuar Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana përfitim kundërligjor në shumën prej 70 mijë e 426 eurosh”.

Enver Hasani ishte rektor i Universitetit të Prishtinës nga viti 2006 deri në vitin 2009. Me pas ai deri në vitin 2015 drejtoi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës./VOA/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kërkuar nga Policia e Kosovës në banesën e tij në orët e para të mëngjesit.

Rezultati i ngushtë mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit në Prishtinë ka tensionuar situatën politike në dy kampet.

   Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në përputhje me vendimin që është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të

   Sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ne Kosovë. Në balotazh për kryetar komunash në garë ishin 38 kandidatë.

   32-vjeçarja e gjetur e vdekur në Prishtinë është vajza e aktorit të njohur nga Kosova, Çun Lajçi.

   Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, deklaroi se Britania e Madhe i ka dërguar notë proteste Surinamit pasi ky shtet “tërhoqi v

   Zbardhet axhenda e takimit të delegacionit shqiptar me Johanes Hahn dhe Eurodeputetin Eduard Kukan.

1 milion e 353 mijë e 613 persona kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash që mbahen sot.

Një 59-vjeçare nga Prizreni i Kosovës ka ndërruar jetë në Aeroportin e Ataturkut në Stamboll në kohën që avioni po bëhej gati të nisej pë

   Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka vlerësuar se është përshpejtuar