Departamenti Amerikan i Shtetit reagon për rrëzimin e qeverisë “Kurti”

26/03/2020 - 22:40

Vjen reagimi i parë zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas rrëzimit në Kuvendin e Kosovës të qeverisë së Albin Kurtit. Në faqen e DASH është publikuar një deklaratë e përbashkët e të Dërguarit Special të Presidentit, Richard Grenell, Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special në Ballkanin Perëndimor për Kosovën, Matthew Palmer.

“Shtetet e Bashkuara janë me njerëzit e Kosovës. Ne i lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, në rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues.

Përveç kësaj, ne vazhdojmë t’i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme – dhe duke penguar rritjen ekonomike.

Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç disa kanë spekuluar. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë” – thuhet në deklaratë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Hashim Thaçi duket se dialogun Kosovë- Serbi e do vetëm me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë në SHBA.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk është e vërtetë se ka ngërç institucional, por ka theksuar se ka mospajtime e zgjidhj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot sot janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të dielën janë realizuar 138 testime të qytetarëve tanë, nga të cilat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Fitër Bajramin njëkohësisht ka përcjellë dhe një mesazh apeli.

Edicioni i sivjetshëm i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë është anuluar për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Përmes një shkrimi të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kos

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presideni i Serbisë Aleksandër Vuçiç ditën e sotme kanë lëshuar deklarata të ngjashme në lidhje me

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Kandidati i mandatuar për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar programin qeverisës para Grupit Par