Deputeti gjerman: Kosova duhet të ruajë kufijtë ekzistues

03/09/2019 - 19:08

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Bayer, tha se qëndrim gjerman është që Kosova duhet t’i ruajë kufijtë që i ka, dhe se kjo është shumë e rëndësishme për Gjermaninë. Bayer, që i përket partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, deklaroi se Kosova gjendet para zgjedhjeve, dhe se qeveria e re që do të krijohet duhet të kthehet në proces të dialogut me Serbinë, pa kushte nga të dyja palët.

Pas një takimi me kryeministrin në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, deputeti gjerman tha se vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për integrimet evropiane. Vizita e deputetit gjerman Bayer në Kosovë u bë pas qëndrimit në Beograd ku me zyrtarët e atjeshëm ka biseduar për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu është ndërprerë në nëntor të vitit të kaluar, pasi Kosova vendosi tarifën ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës. Beogradi nuk pranon t’i kthehet bisedimeve pa u hequr taksa ndërkaq Prishtina kërkon që zyrtarët serbë të ndalin fushatën kundër shtetësisë së Kosovës.

Diplomatët presin që pas zgjedhjeve në Kosovë, që mbahen më 6 tetor dhe formimit të qeverisë së re, të gjendet zgjidhja për vazhdimin e dialogut./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore i kanë nxjerrë trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga shtëpia e tyre, ku sot

Valdete Bllaca është policja e cila dyshohet se ka kryer krimin makabër sot në Gjilan, duke i marrë jetën prindërve, dy vëllezërve dhe më

Dalin të dhënat e para zyrtare për krimin e rëndë që tronditi sot Gjilanin.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan, ndërsa dyshohet se është vrasje e shumëfishtë, raporton Gazeta Express

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në urimin e tij me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës tha se sovraniteti dhe pavarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova në 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së

17 janari është një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi përkon me datën kur Kosova u shpall e pavarur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është shprehur se ka rezerva sa i përket në

Kryeministri Albin Kurti nga Mynihu ka folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duke thënë se është mirë të ndodhë shpejt, por shp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e konsideron takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçic pjesëmarrjen e përbashkët në një