Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për gjendjen e ekonomisë për shkak të pandemisë, ka thënë se Kurti frikësohet për të qeverisur.

“Kam disa pyetje për Albin Kurtin, a e din sa kushton 1 litër vaj në Kosovë, sa kushton 1 litër qumësht, një bukë edhe një kilogram sheqer. Sa është vlera monetare që e marrin familjet me asistencë sociale në Kosovë.

A janë kthyer ende 2 milionë euro thesarit të Kosovës që iu morën gjatë qeverisjes së Avdullah Hotit. Këto janë pyetje që Albin Kurti duhet të përgjigjet para qytetarëve të Kosovës.

Shpresoj që një herë e mirë, ai edhe qeverisja e tyre e kanë kuptuar se është lehtë për të folur, akuzuar dhe propaganduar, por është vështirë të përballesh me sfidat”, ka deklaruar ajo.

Mungesën e kryeministrin Kurti në seancën e Kuvendit, Musliu e vlerësoi si ikje nga përballja me sfidat e qytetarëve.