Saranda Bogujevci është zyrtarisht deputete e Kuvendit të Kosovës. Ndonëse emri i saj mund të tingëllojë i panjohur, është historia ajo që i shënon të gjitha.

Deputetja e re e Kosovës ka pasur një të kaluar aspak të këndshme. Gjatë luftës së Kosovës, Saranda u plagos rëndë me 16 plumba në masakrën e Podujevës dhe humbi një pjesë të madhe të familjes.

Ajo ishte fëmija i parë në botë që dëshmoi në një gjykatë për krime lufte.

Në vitin 2003 Saranda Bogujevci është shpërblyer së bashku me familjen me çmimin ndërkombëtar për Kurajo Morale “Anna Frank”, në Britani.