Deputetja kërkon falje për foton: Ishte e falsifikuar

17/05/2019 - 16:07

Policia e Kosovës ka marrë në pyetje përreth tre orë deputeten Flora Brovina, në lidhje me fotografinë e publikuar dje, që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Në një prononcim për mediat, deputetja Brovina ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e fotos teksa ka thënë se mund të jetë dokument i falsifikuar , të cilin e ruante prej shumë vitesh.

"Dokumentin e kam nga viti 2003. Saktësinë e dokumentit (fotoja), do ta vërtetojnë organet e shtetit të Kosovës. Më lejoni grave të dhunuara tu kërkoj falje e familjeve të tyre për shqetësimin që ju kam sjellë në këtë foto. Organet e shtetit po merren me këtë foto. Është një dokument ndoshta i falsifikuar që është keqpërdorur shumë kohë më herët, ndoshta në 2003 kur më është dorëzuar si kryetare e komisionit për personat e zhdukur nga një aktivist i këshillit të të drejtave të njeriut. Ai e dokumente se mund ta përdorja dhe personi është gjallë. Përgjigjen më të mirë do të jep Prokuroria e Shtetit të Kosovës".

Brovina tha se kryetari i PDK-së, njëherit kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk e ka ditur rastin e fotos. Për dorëheqjen e saj nga pozita e deputetes, Brovina vlerësoi se është e gatshme të marrë çdo veprim që është në interes të Kosovës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deri para pak ditësh, një qytetar në Prishtinë ka mundur të ushqehet në vlerën e 2 eurove me një sanduiç.

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se ‘status-quo-ja’ në Ballkan s’është e qëndrueshme dhe se të gjithë po humbin për sh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu ref

10 persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdh

Ndonëse kanë kaluar disa vjet që nga vrasja e ish-kandidatit të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 2014, Elvis Pista

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën biznesmenin nga Kosova Imer Shahinin, vellai i Besa Shahinit, ministre e Arsimit ne Tirane.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pritur sot në një takim të veçantë sekretaren Amerikane Madeline Albright të cilën e ka fa

Sot shënohet 20-vjetori që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajs

Kosova e meriton në jetë në Bashkimin Evropian dhe në NATO ka thënë ish-Pesidenti i SHBA-së Bill Clinton në Prishtinë.