Detaje të reja për vdekjen 15-vjeçarit, po pastronte pishinën e restorantit kur u lëndua

12/08/2019 - 09:09

Në fshatin Pidiq të Gjilanit, në 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma gjatë pasditës së të shtunës. Prokuroria e Gjilanit ka filluar hetimet për këtë rast, i cili po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

15-vjeçari me inicialet I.D dyshohet se në momentin tragjik ishte duke e pastruar pishinën e një restoranti. Aty ai ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Zyrtarja për informim e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, ka dhënë detaje rreth vdekjes së 15-vjeçarit.

“Dyshohet që i njëjti, te restorant “Villa familjare” në fshatin Pidiq, teksa ishte duke pastruar pishinën me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën.

Prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka thënë ajo.

Prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka thënë Xheladini./Ekspress

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur të premten se është larguar nga bordi i Agjencisë së Krahasimit dhe Vërtetimi

Kosova ka vendosur taksë 100% ndaj disa produkteve të Republikës së Maqedonisë.

Mëngjesin e ditës së djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka deklaruar se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të viteve '90.

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh pa

Në Prishtinë, ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretëri

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin deklaroi se për ushtrinë duhet të investohet çdo vit.