Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbëmë në Komoran. I plagosuri, Islam Selimi ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar edhe deputeti Rexhepi.

“Po, është vëllai im. Nuk i di rrethanat, pasi që ndodhem jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

Islam Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes në Kuvend, Rexhep Selimi ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Komoran të Drenasit, të premten në mbrëmje.

Burimet nga vendi i ngjarjes i kanë treguar KTV-së se Selimi i ka shkuar në shtëpi Xhevat Nuhës dhe mes tyre ka pasur përplasje fizike.

Nuha më pas e ka përdorur armën duke e plagosur Selimin, i cili ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës e ka arrestuar Nuhën në vendin e ngjarjes. Motivet e përplasjes nuk dihen ende. Express