23/02/2021 - 11:08
Djali ish-ministrit serb, Nenad Rashiç, raportohet se është rrahur teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës. Nikolla Rashiç, është sulmuar nga 30 persona, të cilët thuhet se kanë pasur me vete edhe mjete të forta.
Ndërkohë, deri më tani 8 persona të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në rrahjen e djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq, janë shoqëruar në polici. Ata do të qëndrojnë aty për 48 orë. Personat e dyshuar janë me iniciale C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K.,dhe një i mitur.
Si pasojë e sulmit, Nikolla Rashiç ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhe dhëmbët.
Sulmi ndaj djalit të politikanit serb është dënuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, kandidati për kryeministër Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj dhe ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbott.
/portali DurresLajm/