I dërguari special i Bashkimi Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, prezantoi temat e takimit të së enjtes mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet mes palëve do të përqendrohen në pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin pakicë.

“Të dyja temat janë shumë të ndërlikuara, për këtë arsye nesër do të diskutojmë për pretendimet financiare, ndërsa për aranzhimin për komunitetin pakicë në ditët në vijim”, shkruan Lajçak në rrjetet sociale.

Nesër në Bruksel do të mbahet një takim në nivel ekspertësh, ku delegacioni i Kosovës kryesohet nga Skëndër Hyseni, ndërsa ai i Serbisë nga Marko Gjuriç.