Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kërcënuar në mediat sociale.

Teksa ka dënuar sulmin që i është bërë djalit të politikanit serb, Nenad Rashiç, Kurti ka rënë vetë pre e sulmeve dhe kërcënimeve.

Ivica Kostic, një i ri nga Serbia shkruan se shqiptarët janë terrorist dhe ai do i vë flakën familjes së Kurtit.

“Lista Serbe dhe ai janë njëlloj, ne jemi të rinj, serbë që do t’ju sjellin zjarrin në të cilin ju terroristët shqiptarë duhet të digjeni. Unë do t’i vë flakën tërë familjes suaj.”, shkruan i riu në postimin e Kurtit ku  kishte dënuar sulmin ndaj Nikolla Rashiç dhe e quante sulm kundër lirisë.