Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Çitaku shkruan në një postim në Facebook se kjo nuk është drejtësi.

“Kjo nuk është drejtësi.#RamushHaradinaj”.

Haradinaj njoftoi pak më parë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryeministrit, duke çuar vendin në zgjedhje të parakoshme.