Drecun paralajmëron padi nga Gjykata Speciale për Haradinajn, Lushtakun e zyrtarë të tjerë

02/12/2020 - 18:09

Kryetari i Grupit Punues për Krimet, Milovan Drecun deklaroi se ka të paktën 159 kampe të kontrolluara nga UÇK-ja në Kosovë dhe Shqipëri, për të cilat Grupi i Punës kishte dokumentacion të saktë. Sipas tij, disa prej tyre nuk u bënë pjesë e aktakuzës së Gjykatës Speciale në Hagë, dhe bazuar në to, po pret padi të reja.

“Ne i ndamë ato kampe të fshehta, të paligjshme në zonat e përgjegjësisë së UÇK-së, për të kapur ata që janë përgjegjës dhe që i kontrolluan ato. Ka njerëz që kanë drejtuar ato kampe ku torturuan dhe vranë njerëz, dhe ka përgjegjësi komanduese të komandantëve të atyre zonave operacionale të UÇK-së, sepse burgjet ishin të vendosura në territorin e tyre”, - tha Drecun për Kosovo Online. Sipas tij, zonat operacionale të UÇK-së janë në Shalë, Drenicë, Nerodime, Pashtrik, Dukagjin dhe Karadak, bashkë me vendet në veri të Shqipërisë.

“Ekzistonin 10 kampe në zonën operative Lab të UÇK-së. Komandant ishte Rustem Mustafa, i njohur si Remi. Kishte 13 kampe në zonën e Shalës, komandant i të cilëve ishte Rahman Rama. Kishte 16 kampe në zonën e UÇK-së Drenica, dhe komandant ishte Sami Lushtaku. Ndërkaq, ne regjistruam 18 burgje të paligjshme në zonën Nerodimë , të cilat ishin nën komandën e përgjegjësisë së Shukri Bujës. Kur bëhet fjalë për zonën operacionale të UÇK-së në Pashtrik, aty kishte më së shumti kampe, 37 sosh, dhe komandant ishte Ekrem Rexha. Në zonën operative Dukagjini, kishte 33 kampe, ku ishte nën udhëheqjen e Ramush Haradinajn. Në zonën e UÇK-së në Karadak, kishte 26 kampe dhe komandant ishte Isufi Ahmeti, i njohur si Rexha”, tha Drecun.

Ai deklaroi se padi të reja mund të ndodhin, bazuar në dokumentacionin mbi ato kampe. Deri më tani, Serbia ka punuar fuqishëm në sigurimin e dokumentave për Prokurorinë e Specializuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të tjera detaje zbulohen nga vrasja që tronditi pasditen e sotme kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Një person është vrarë pasditen e sotme në rrugën “Ndue Përleshi” në Prishtinë.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesat në lidhje me vendimin e Panel

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.325 persona të dyshuar pë

Kërcënohet me jetë kryetarja e Kuvendit dhe presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjykata Speciale e Hagës ka refuzuar kërkesat e avokatëve për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër mesazh për Serbinë.

Albin Kurti nuk lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.