Drejt Kosovës edhe njerëz të pa prekur nga tërmeti

02/12/2019 - 13:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, shoqëria civile, por edhe subjektet politike që të tregohet kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria, të cilët kanë hyrë në territorin e Kosovës, pas tërmetit të 26 nëntorit që la të vdekur 51 njerëz.

“Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët, po i sjell në kushte të vështira… është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendjeje nuk është në rregull, duhet pasur kujdes”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj më pas u bëri thirrje qytetarëve nga zonat e paprekura nga tërmeti në Shqipëri, që të mos të vijnë në Kosovë. Ai tha se bëhet fjalë për atë kategori të qytetarëve të cilët pretendojnë se nëse vendosen në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman në Prizren, mund të dërgohen në shtetin e Gjermanisë. Kjo, sipas tij, nuk është e vërtetë.

Haradinaj nuk dha më shumë hollësi mbi këto pretendime.

Pas tërmetit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, numri i personave të ardhur nga ky shtet dhe që kanë hyrë në territorin e Kosovës, ende nuk dihet saktësisht nga institucionet e Kosovës./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Marrëveshja e arritur sa i takon linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka sjellë reagimin edhe të Këshillit Kombëtar për Sigurinë t

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prisht

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar Albin Kurtin për Kryeministër të qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për Kryeministër në Qeverinë e re të vendit.

Më 26 dhjetor është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe për kryetar të këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëven

Lirohet Milan Vushkanoviç, punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, i cili ishte ndaluar nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jar

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokra

Kosova është hedhur në ruletë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministr

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se janë pranë një marrëveshjeje me LDK-në.