Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka kërkuar falje gazetarëve për një deklaratë të tijën dhënë disa ditë më parë, të cilëve i tha se nuk dinë anglisht dhe se duhet të bëjnë më shumë shkollë.

Ai ka thënë se është në stres të madh pasi gjendja nuk është e mirë.

“Një gjest i vogël nga ana ime. Falënderim për punën që bëni dhe kërkim falje për fjalorin më herët. Ai që kërkon falje është i mirë. Nuk premtoj ta bëj. Jam në stres të madh. Gjendja në qeverisje nuk është e mirë. Kjo të jep stres.

Të hysh në dimër me kolaps energjetik do të rezultonte me kolaps për vendin. Duke analizuar gjendjen qe kemi në këtë sektor, atëherë nuk është lehtë. U kam thënë stafit që nuk është detyra jonë që ta gjejmë vetëm sa keq kanë punuar ata para nesh. Pra, do të ishte ballafaqim me të vërtetën”, ka thënë Haradinaj në takimin e organizuar me gazetarë.