Policia njofton se dje në orët e mëngjesit në Prishtinë dy persona janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur ku përveç sulmit njëri nga ta ka shtënë me armë.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të arrestuar.