Dy persona të tjerë kanë humbur jetën, pasi janë prekur nga virusi Covid-19 në Kosovë. Këtë e kanë konfirmuar nga Klinika e Pulmologjisë në QKUK. Dy viktimat janë 64 dhe 61-vjeçar. Ata ndërruan jetë në orët e pasditës.

Pacienti i parë është Xh.R. nga Gjilani. Ai përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë pacienti i dytë është I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese.

Kjo është komunikata e plotë:

Prishtinë, 22 qershor 2020

Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot më 22 qershor 2020, në orët e vona të pasditës në këtë klinikë kanë vdekur dy pacientë.

Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19.

Pacienti i dytë që ka vdekur, I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese.