Dyshime se babai i këshilltares së zv/kryeministres i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 mln eurove, Gashi shkarkohet nga detyra

22/10/2020 - 10:29

Pas raportimeve në media se babai i këshilltares Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi dy milionë eurove, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka marrë vendim ta lirojë nga detyra.

Lajmin e ka bërë të ditur Halimaj përmes një shkrimi në Facebook. Halimaj thotë se Gashi që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga ana e saj, por thotë se largimi ka ardhur për shkak të krimit që është i një rangu të rëndë.

“Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm”, tha ajo.

“Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë”, ka shkruar Halimaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka e cilësuar të padrejtë vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe gj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 persona të dyshuar p

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të lajmeve në disa media në Kosovë se ai do të dorëhiqet.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani i është drejtuar me një letër publike ministrit në detyrë të jashtëm të Shqipërisë, Gent

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj raportimeve se dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka informuar sot anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlam

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës Zafir Berisha është kërcënuar dhe tanimë rasti po hetohet nga policia në

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e P

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.903 persona të dyshuar pë