Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditë më parë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë.

Një foshnje ka lindur me dy gjini, bëjnë të ditur burimet e “Front Online”.

Sipas këtyre burimeve, foshnja aktualisht është në Klinikën e Neonatologjisë, ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore, pasi nuk mbahet mend të ketë ndodhur një lindje e tillë deri më tani në Kosovë.

“Foshnja ndodhet në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, ku po i bëhen ekzaminimet e detajuara mjekësore”, ka thënë ky burim nga Klinika e Neonatologjisë.