Një person është vrarë pasditen e sotme në rrugën “Ndue Përleshi” në Prishtinë. Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur në rrugen “Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”,– njofton policia e Prishtinës.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-miss Kosovën Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.