Një vajzë 21-vjeçare nga Podujeva e Kosovës ka ndërruar jetë në Mjekësinë Sportive. Vajza e lindur në vitin 1999 me inicialet D.P ka vdekur përpara vetëm pak çastesh.

Burime brenda Klinikës Gjinekologjike tregojnë se lehona ishte sjellë në Klinikë në gjendje të rëndë dhe lindja i është kryer me urgjencë.

Infektologu Valbon Krasniqi ka deklaruar se vajza e vdekur ishte e prekur nga koronavirusi.

“Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive m’u konfirmua se ka ndërruar jetë pacientja nga komuna e Podujevës, e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për t’u kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësish pas kthimit në intensiv nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, tha Krasniqi në RTK.