E vrau burri me 15 plumba, nëna e këshilltares së Haradinajt ishte kthyer për pushime

07/08/2019 - 15:36

Gruaja që u vra sot në Prizren me 15 plumba nga burri i saj, është nëna e nënkryetares së AAK-së dhe këshilltare politike e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, Diellza Hotit. Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një fotografie, të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram”.

“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës.

Deri më tani mësohet se 42-vjeçarja u vra pas një mosmarrëveshjeje që pati me burrin e saj 20 vjet më të vjetër, 61-vjeçarin B.V., me të cilin kishte disa vite martesë.

Të dy këta kishin ardhur nga Zvicra për pushime.

DETAJET

Pak minuta pasi që dyshohet se B.V., 61 vjeç, kreu krimin e rëndë, vrau gruan e tij 42 vjeçe, ai e kishte telefonuar policinë. “E kam vrarë gruan”, u kishte thënë zyrtarëve të hetuesisë 61-vjeçari. Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, në rrugën “Hysni Morina” të Prizrenit, ai kishte gjuajtur 15 plumba. E ndjera ka vdekur në vendin ku ka ndodhur krimi. Çifti kishte më shumë se 2 javë që kishin ardhur në Kosovë. Ata nuk kanë fëmijë nga martesa e tyre. Por kjo ishte martesa e dytë e çiftit. Që të dy kishin fëmijë nga martesat e para. Sipas prokurorisë, çifti nuk njihej si problematik.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka dhënë për Gazetën Express detaje se si ka ndodhur rasti, duke treguar se i dyshuari ka telefonuar vetë policinë pasi dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij.

“Vetë i dyshuari e ka telefonuar policinë mbrëmë rreth orës 23:00, dhe ka raportuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij. Megjithatë, ende nuk e kam pranuar deklaratën e tij që e ka dhënë në polici dhe ende nuk dihet motivi i saktë i vrasjes”, ka thënë Gashi.

/GazetaExpress

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej kohës kur janë certifikuar zgjedhjet nga KQZ, nuk kemi ende një Qeveri të re, edhe pse kjo ishte thënë nga VV dhe LDK se do të ndodh

Kosova do të nisë rikthimin në Shqipëri të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që janë strehuar atje.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, edhe sot e ka ripërsëritur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të s

Rreth treqind persona janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë, të cilët do t’i përgjigjen prokurorisë rreth dyshimeve për

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm k

Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ishte liruar më 7 dhjetor të vitit 2001 dhe kjo është bërë pas

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në një konferencë në Berlin të organizuar nga East-West Institute.

I druheshin të iknin të dy nga kjo jetë dhe të linin pas familjet e tyre që jetojnë mes kushteve të vështira në fshatin Livoç i Epërm në

Ditën e sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte në Gjilan, në familjen e dy vëllezërve Abazi, që humbën jetën në rrënojat e hoteli

Mospajtimet rreth ndarjes së pozitave kryesore në udhëheqjen e institucioneve të reja si dhe përplasjet politike nga e kaluara, sipas ana