Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, 63 të prekur në total

24/03/2020 - 20:06

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus duke bërë që numri i të infektuarve në Kosovë të shkojë në 63.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK u testuan 42 mostra nga të cilat dyshohej se mund të jenë të infektuara me koroanvirus.

Nga 42 mostra të testuara, dy prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra kanë koronavirus.

Njoftimi i plotë nga IKSHPK:

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!

Sot me 24.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar katërdhjetë e dy (42) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy (2) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe.

Nga data 08.02.2020 deri me 24.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 732 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Nga data 01.02.2020 deri me 24.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 17.371 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.264, Vërmicë 4.582, Jarinje 1.272, Dheu i Bardhë 994, Hani i Elezit 2.381, Kullë 1.107, Qafë Morinë 47, Bërnjak 506, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 402.384 raste të COVID-19 dhe 17.507 raste të vdekjes. Numri më i madh i rasteve raportohet nga Kina (81.171), Italia (63,927), SHBA (49.594), Spanjë (39.676), Gjermani (31.991), Irani (24.811), Francë (19.856), Zvicër (9.117), Mbretëri të Bashkuar (8.077), Holandë (5.560), Austria (5.010), Belgjikë (4.269), Turqi (1.529), Greqi (743), Slloveni (480), Kroaci (382), Serbi (303), Bosnjë dhe Hercegovinë (154), Maqedoni e veriut (148) , Shqipëri (123) dhe Mali i Zi (29).

Deri me 24 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes. Numri më i madh i rasteve të vdekjes raportohet në: Itali (6.077), Spanjë (2.800), Francë (860), Mbretëri të Bashkuar (422), Holandë (276), Gjermani (149), Zvicër (122), Belgjikë (122), Turqi (37), Danimarkë (32), Austri (28), Greqi (20), Hungari (9), Poloni (9), Luksemburg (8), Shqipëri (5), Slloveni (4) Bullgari (3), Serbi (3), Maqedoni e veriut (2), Kroaci (1) dhe Mali i Zi (1).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëvizja Vetëvendosje thotë se deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për këshillime me partitë politike për formimin e qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar presidentit Hashim Thaçi që të mendojë për datën e zgjedhjeve të parakohshme në vend, pasi nuk kanë për

Departamenti amerikan i Shtetit e ka ndihmuar Kosovën me 1.1 milion euro për të luftuar koronavirusin.

I dërguari i Presidentit Amerikan për bisedimet Kosovë –Serbi,  Richard Grenell, ka deklaruar se asnjëherë nuk ka folur me presidentët Th

Dy persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë.

Pas deklaratës së zyrtarëve amerikanë Richard Grenell dhe Matthew Palmer për mosekzistencën e një plani të fshehtë për ripërcaktim kufijs

Mediat kosovare shkruajnë se policia ka arrestuar 40 vjeçarin me iniciale K.P., nga rajoni i Mitrovicës pasi dje kishte kërcënuar Preside

Mediat gjermanishtfolëse i kushtojnë vëmendje krizës politike në Kosovë e rrëzimit të qeverisë pas mocionit të mosbesimit.

Një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës, ka kërcënuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme.

Vjen reagimi i parë zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas rrëzimit në Kuvendin e Kosovës të qeverisë së Albin Kurtit.