Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, vendi i të cilit e ka njohur ndër të parët pavarësinë e Kosovës, thotë se ky vend edhe pse është njohur nga 114 vende të botës, nuk është ende shtet.

Erdogan ka tërhequr një paralele midis Kosovës dhe shtetit autonom kurd, i cili zhvilloi referendumin për pavarësi nga Iraku të hënën.

114 vende pranuan Kosovën, por fatkeqësisht nuk mund të jetë shtet, pasi është ende në vështirësi. Iraku i Veriut, ju do të merreni vetëm me Izraelin?

Deklarata u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve turke “Anadolu”, sipas të cilës ditët e fundit, Ankaraja ka nisur ushtrimet ushtarake përgjatë kufirit me territorit kurd në Irak.